Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Video/ Momenti kur gomonia ‘fluturon’ në Jalë dhe përplas pushuesit

Mediat online kanë publikuar videon e gomones që humbi kontrollin në Jalë dhe për pasojë plagosi dy pushues.

Mjeti ka tentuar të dalë në breg, por nuk ka arritur të ndalojë në kohë. Për pasojë ka dëmtuar një çift pushuesish, A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët kanë qenë në breg.

31-vjeçari ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta. Dy personat gjenden në spitalin e Traumës duke marrë mjekime dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, Gj. P., 37 vjeç. Çifti i janë turistë shqiptarë dhe kanë qenë duke qëndruar në breg në momentin që gomonia i ka goditur.

Related Posts

Leave a comment