Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I LYPSET NJË KRIZË PËR TË JUSTIFIKUAR DËSHTIMIN

Lull Basha, Kuvendi 7 teor '21

Nga Lulzim BASHA * –

Shqiptarët kanë tetë vite që janë rjepur nga çmimet e naftës, i lypset një krizë që të justifikojë dështimin. Prandaj nga libri i manipulimit të opinionit publik, nxori justifikimin e rritjeve të çmimit, duke i kaluar barrën e korrupsionit familjeve shqiptare. Jo vetëm në sektorin e energjisë, por në të gjitha sektorët e tjerë që udhëhiqen nga patronazhistët. Keni nxjerrë borxhin publik jashtë kontrollin, rritjen e tij nuk e keni përkthyer më mirëqënie për qytetarët, por e keni shndërruar në PPP. Keni shkaktuar milirda euro dëme buxhetit shqiptar. Problemet që ne kemi me sektorin e energjisë janë pasojë e

1- Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti;

2- ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë;

3- Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve;

4- Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët;

5- Mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve.

6- Ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime. E di që kjo pikë ju dhemb sepse duhet tëq hiqni dorë nga rrugët e florinjta 20 mln

7 – Më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve.

* Kryetar  i Partisë Demokratike. shkrimi është pjesë e ligjërimit të tij në seancën parlamentare të së enjtes.

Related Posts

Leave a comment