Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Christopher Hill rikthehet në Ballkan!

41781d46-cd38-40a3-beeb-dfa62f3d75c9

Nga Gëzim BASHA-

Ndër diplomatët e parë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ish i dërguari special i Presidentit Klinton në Kosovë, Ambasador në Maqedoninë e Veriut dhe Irak, Christopher Hill, është zgjedhja personale e Presidentit Biden për postin e ambasadorit në Serbi.

Kjo eshte një ngjarje e jashtëzakonshme që ilustron interesin e Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor. Christopher Hill ishte tmerri i Slobodan Millosheviçit, tani rradhës e ka Vuçiç! Para tij do të vendoset alternativa: të pranojë pa kushte pavarsinë e Kosovës, “or else…!”

Jo pak politikanë në Tiranë do të ndjejnë mornica në shpinë nga rikthimi në skenën diplomatike i njërit prej arkitektëve të projektit Amerikan për normalizimin demokratik të rajonit dhe faktorizimit të merituar politik të shqiptarëve.

Presidenti Biden, (djali i të cilit ishte aviator gjatë fushatës ajrore kundër Serbisë,) eshtë ndoshta politikani amerikan me përvojën më të gjatë të përfshirjes direkte në paqësimin e Ballkanit, ai i njeh, apo i ka njohur direkt, engjëjt dhe djajtë! Emërimi prej tij i një diplomati si Chris Hill, është dëshmi e rikthimit të fortë Amerikan për të zmbrapsur ofensivën katër vjeçare Ruse në atë kënd të Europës

Rebusit Rus në Ballkan po çmontohet.

Sot Ambasadori i SHBA-së në OKB, apeloi për largimin e UNMIK-ut nga Kosova, si mbetja e fundit prej rezolutës 1244, e çvlerësuar përfundimisht pasi Gjykata Ndërkombëtare e konsideroi pavarësinë e Kosovës plotësisht legjitime.

Related Posts

Leave a comment