Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Tre ndrikullat e zbukurimeve” që përlajnë tendera milionësh

Bashkia-e-Durresit1

Keni dëgjuar për korrupsion me tenderat e rrugëve, pastrimit, ilaçeve etj., por ndoshta mund të mos keni dëgjuar për klientelizëm me tenderat e zbukurimit të qyteteve. Kur vjen puna tek sajimi i tenderave, pushtetarët shqiptarë dhe klientët e tyre, kanë një imagjinatë befasuese. Rafaela Rica është pronare e disa kompanive, përfshirë edhe kompaninë  “Iceberg Communication”, e cila më parë quhej “Iceberg Publicity”. Kjo kompani ka krijuar një lidhje klienteliste me Bashkinë e Durrësit, një nga njësitë vendore më të korruptuara në Shqipëri, duke marrë tenderat për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit.

Më pas, Rafaela Rica, shfaqet nëpër udhëtime luksoze, vende ekzotike si dhe ekspozohet në për dreka dhe darka, pa munguar edhe në harbime e festa speciale.

Tenderin e fundit nga Bashkia e Durrësit, Rafaela Rica, e ka marrë në 9 nëntor 2021, për blerje dekori me vlerë 81 milionë lekë, gati sa fundi limit. Vetë tenderi ka qenë një dekor. Për të krijuar idenë e garës, formalisht ka marrë pjesë në tender kompania fantazmë “Primes Albania”. Kjo kompani anonime është në pronësi të Suela Tucit, e cila në fakt është punonjëse në kompaninë “Iceberg Communication” të Rafaela Ricës, që ka fituar tenderin.

Në këtë mënyrë është krijuar një treshe klienteliste, e cila tani e tutje do të njihet me emrin “tre ndrikullat e zbukurimeve”, Rafaela Rica, kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako dhe Suela Tuci. Paratë i ndajnë Rica dhe Sako, ndërsa Suela Tucit i japin ndonjë bakshish për rolin e saj të dekorit në tendera.

Vitin e kaluar, Rafaela Rica, ka marrë një tender tek Emirjana Sako, këtë herë me vlerë 100 milionë lekë, duke qenë e vetme në garë. Fijet klienteliste Rafaela Rica i ka shtrirë tashmë edhe në Shkodër, Pogradec, etj. Po a fshihet pas ndrikullave kunati i Lulzim Bashës, njeriu tek i cili “votojnë” disa kryebashkiakë dhe oligarkë, për të mbajtur nën kontrollon Lulin dhe opozitën? Kaq për sot./Pamfleti

Related Posts

Leave a comment