Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

FOTO/ “Jemi në krah të sipërmarrësve”, Basha: Lufta kundër korrupsionit do t’i japë biznesit frymëmarrjen

-640-0-1696330307x1-472

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ndalesën e tij në Laprakë u takua me sipërmarrës të vegjël e të mesëm me të cilët ndau shqetësimet e tyre, por edhe programin e PD për të ndihmuar biznesin.

Basha tha se lufta kundër monopoleve dhe korrupsionit do të çlirojë energji pozitive në ekonomi dhe do t’i japë biznesit frymëmarrjen për të cilën ka nevojë dhe mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim.

“Dëgjova me vëmendje sipërmarrësit e vegjël të Laprakës. Ata ka nevojë për një politikë që është në shërbim të tyre, kanë nevojë për një qeverisje që jua lehtëson punën, si me lehtësira në infrastrukturë ashtu edhe me politika fiskale.

Ne jemi në krah të çdo sipërmarrësi të ndershmëm dhe po punojme intensivisht për programin e Partisë Demokratike në mbështetje të biznesit, për të krijuar alternativën e re ekonomike për Shqiperine.

Ne jemi të bindur se lufta kunder monopoleve dhe korrupsionit do të çlirojë energji pozitive në ekonomi dhe do ti japë biznesit frymëmarrjen për të cilën ka nevojë dhe mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim.

Partia Demokratike e Shqipërisë do të jemi përditë me qytetarët dhe sipërmarrësit, sa më pranë shqetësimeve të tyre, për t’ju ofruar atyre zgjidhjet qe presin nga ne, për të ndërtuar bashkë një të ardhme më të mire per gjithe shqiptaret”, shkruan Basha.

Related Posts

Leave a comment