Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Basha ankohet në KAS, kërkon që Meta të mos ketë dy komisionerë për zgjedhjet në Kukës

auto_Lulzim-Basha-jep-doreheqje-nga-posti-i-kryetarit-te-Partise-Demokratike-e16479552996131693819374

Krahas retorikës së fortë në tryezat politike, përplasja e fraksioneve të Partisë Demokratike, asaj të kryesuar nga Lulzim Basha dhe asaj të kryesuar nga Sali Berisha vijon edhe në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve.

Sakaq, Partia Demokratike e Lulzim Bashës, ka kundërshtuar vendimin e KQZ-së për t’i dhënë koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dy komisionerë dhe sekretarin e KZAZ-së, për zgjedhjet në bashkinë e Kukësit, të cilat do të mbahen më 24 shtator. Gazetarja e ABC  News, Esiona Konomi,

Por si qëndron çëshrje dhe cfarë kërkon Lulzim Basha në KAS, për këtë gazetarja bëri këtë përshkrim:

“Ka nisur mbledhja KAS, dhe është një përpjekje e Bashës, për të fituar shumicën , pra për tu quajtur ai partia më e madhe opozitare dhe jo ajo e lirisë, tu quajtur ai paria më e madhe. Në një vendim të mëhershëm, Ilirjan Celibashi  duke konsideruar Parinë e Lirisë si kryesuese e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe duke qenë se ky koalicion kishte më shumë vota të PD, atëherë vendosi se çdo benefit në emër të partisë më të madhe opozitare  t’ia japë partisë së Metës në emër të koalicionit që drejton dhe nuk u prit mirë nga Basha. Kjo nuk është një çështje që  ka të bëjë  vetëm me Kukësin, pasi Kukësi është një ishull i vogël në betejën politike, pasi kjo ka të bëjë me të ardhmen dhe zgjedhjet e ardhme lokale. Nëse kjo formulë ngel në fuqi, atëherë Basha do të këtë më pak komisionerë se Berisha dhe Meta dhe më pak fonde dhe para, dhe po përpiqet që këtë betejë ta fitojë në Gjykatë dhe KAS”, tha ajo.

Më tej, gazetarja Konomi thotë se paraprakisht duket një tendencë, e cila mund të vendosë  në favor të Bashës si parti më e madhe4 opozitare, por gjithsesi është ende herët për të arritur në këtë konkluzion pasi vijon  mbledhja e KAS për këtë çështje.

“Aktualisht KAS po shqyrtohen çështjen, dhe duket se ka një tendencë që vendimi i Celibashit të rrëzohet dhe të kemi një rikonsiderim të partisë së Bashës si parti më të madhe opozitare, çfarë nuk përputhet me votat reale, por me sa duket përputhet me një interpretim juridik që bëjnë anëtarët e KAS.

Related Posts

Leave a comment