Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

NEW YORK / Krijohet dege e PD . Pershendet Lulzim Basha dhe Azgan Haklaj.

340047594_939104824204095_5640418564519926205_n
Krijohet dege e PD . Pershendet Lulzim Basha dhe Azgan Haklaj.
Vemë në dijeni gjithë Bashkëatdhetarët tanë brenda e jashtë Shqipërisë, se me dt. 15 prill 2023, një grup intelektualësh shqiptaro-amerikan, krijuam degën  e Partisë Demokratike Shqipëtare në New York.
Inisiativa e krijimit të kësaj dege, ishte produkt i vullnetit të disa intelektualëve, të  cilët kanë kontribuar me role e detyra të ndryshme në PD, që nga themelimi i saj e deri në vitin 2000 dhe të tjerë që dëshirojnë normalitet e zhvillim të qëndrueshëm  për vëndin e tyre, por për shkak të intolerancës dhe prepotencës që zaptuan udhëheqjen e kësaj partie,  gjë që solli tjetersimin e saj nga misionare në mjet per interesa të caktuara të një suite që pretendoj të shpallej dinasti, u detyruan të shkëputen  e të mërgojmë drejtë perendimit, modelin e të cilit e kishin moto të tyre që nga lindja PD-s, ku liritë e të drejtat njerzore percaktohen nga ligji, jo posti dhe fuqia që i jep pasuria individit .
Takimi u pershëndet në lidhje Live dhe nga Z.Lulzim Basha i cili shprehu kenaqesine e krijimit te kesaj Dege ne New York.
Një përshëndetje erdhi dhe nga ish-Deputeti i PD-se Z.Azgan Haklaj, si dhe shumë intelektuale demokrate nga Shqiperia
Kjo degë e sapo krijuar, nuk frymëzohet nga pasioni për konflikte apo kundërvënie ndaj asnjeriu që mendon ndryshe, as si pikë referimi për Partinë Demokratike Shqipëtare, por si një faktor i qartë politikisht  me qëndrim të palëkundur pro perendimor.
Ne, si degë e Partisë Demokratike, nuk do të lejojmë të spekulohet për të na përdorur si dekor, udhëheqësit  e kësaj partie per të stolisur fjalimet e tyre megalomane,  siç është vepruar në këto 33 vite, me thënien “emigrantët jane urë miqësie”, por me punën tonë në favor
të mbarvajtjes e normalitetit të vëndit, do të shëndrohemi në urë idesh e kulture demokratike.
Krijimi i kësaj dege, u pa si nevojë per të fuqizuar frontin e demokratëve që kjo parti të vijë në pushtet sa më parë të jetë e mundur,  me mision ndryshimin e shkurtimin me shpejtësi të nxituar të distancës nga vëndet europiano-perendimore.
Ne si grup nismëtarë dhe gjith anëtarësia që do ti bashkohet kësaj nisme në të ardhmen, do të kemi si moto jo vetëm mbështetjen morale për demokratët, por edhe përfshirjem tonë me propozime e pjesmarrje, duke ofruar disponibilitetin tonë edhe për të marrur përgjegjësi aty ku do ta gjykojë partia se eksperienca jonë e fituar në perendim do të jetë e nevojëshme.
Njëkohesisht do të jemi
luftëtarë të pakursyer në realizimin konkret të reformave,  si ato brenda partisë  për të liruar cilindo që militon i sforcuar duke u drekosur në PD e darkosur te LSI-a apo çdo  forcë tjetër politike me program e vizion ndryshe nga ai i demokratëve, siç aktualisht konstatohet për disa drejtues të rëndësishëm  në kryesinë e partisë a në disa degë të saj, por edhe të atyre reformave që  misionin e zhvillimit e të përparimit të vëndit,  do t’ua heqin nga duart oligarkëve, të krijuar enkas nga mafia politike për të mbajtur peng shtetin me organet që duhet të jenë me ligj në mbrojtje të interesave qytetare,  si drejtësinë gjithnjë të kontrolluar nga politika a sindikatat aktualisht inekzistente, parlamentin deri tani edhe qeverinë e opoziten, mision i cili do t’iu ngarkohet vetëm kapitalistëve si marathonomakët e zhvillimit e perparimit, historikisht e kudo në botë.
Ishin pikërisht këto arsyet që na motivuan per krijimin e kësaj dege, ndaj i bajmë thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë, që në çdo organizim apo lëvizje që do të ndërmarri,  të na konsiderojë pjesë të sajë edhe ne, në të mirë të vazhdimësise se saj.
Grupi Nismëtar i Deges se PD-se
New Jork 17 .04. 2023.

Related Posts

Leave a comment