Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Myrto Uzuni: Kam oferta nga La Liga, Premier League dhe Katari, te Granada më duan kapiten

-640-0-c119c7582f3af3ed9705babcffbe0212

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit dhe Granadas, Myrto Uzuni zbulon për emisionin “Zona Gol” në SuperSport se për të ka oferta nga pesë klubet e para të La Liga-s dhe nga nga Premier League.

Uzuni tregoi ndër të tjera se sekreti i formës së tij të mirë është puna dhe përkushtimi total ndaj futbollit.

Ndërsa thekson se Granada është shumë e kënaqur me të, madje i ka propozuar rolin e kapitenit nëse do të qëndrojë aty.

Goli 21-të me Granadën:

Vinim pas dy humbjeve. Dje kishim një kundërshtar si Las Palmas, që është një kundërshtar i fortë dhe ishte një fitore e madhe.”

Sekreti i formës së mirë:

Nuk ka një sekret apo çelës, çelësi i vetëm është puna dhe regjimi që mbaj. Njerëzit që janë afër meje e dinë që mendoj 24 orë për futboll dhe ia dedikoj të gjithë kohën time futbollit.

Granada në La Liga:

Unë jam rritur gjithmonë duke parë La Ligan, Ronaldon e Messin dhe është një nga ligat më të forta në botë, jemi duke luftuar jemi afër dhe shpresoj të kualifikohemi si vendi i parë në renditje.”

E keni nisur nga Shqipëria dhe keni ecur shumë, tani kërkoheni edhe nga La Liga:

Karriera nuk ka nisur vetëm nga balta, karriera ime ka nisur që kur ikëm në Greqi si emigrant, ka punuar e gjithë familja, nuk ka qenë aspak e lehtë.”

Vlera që Granada i ka vënë për kartonin tuaj dhe kush mendon se do jetë klubi i së ardhmes? 

Klauzolën në ligën e dytë e kam 12 milionë euro, ndërsa nëse ngjitemi në La Liga shkon në 25 milionë euro. Ka shumë oferta te Granada, pasi të gjithë e dimë që vështirë të gjesh sulmues që shënon shumë gola.”

Ofertat:

“Granada synon të më bëjë kapiten nëse ngjitemi në La Liga. Ky është sprinti final për mua dhe do jap maksimumin. Nëse vjen një ofertë e parezistueshme normal që do iki. Janë ekipe nga vendi i parë deri në vendin e pestë e të gjashtë të La Ligas dhe nga Premier League. Kam dhe ofertë për në Katar. As nuk e mendoj që të lëviz nga Europa, futbollin di ta bëj më së miri dhe jam i lumtur dhe mendoj se kam edhe shumë për të dhënë.”

Related Posts

Leave a comment