Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Njerëzit që qëndrojnë pas PPP-ve dhe koncesioneve

PPP-1-865

Të dhënat nga Regjistri i Pronarëve Përfitues tregojnë se njerëzit që qëndrojnë pas shumicës së koncesioneve të dhëna në tetë vitet e fundit janë individë shqiptarë, pa përvojë dhe ekspertizë specifike në ofrimin e shërbimeve përkatëse.

Nga Ersuin SHEHU *-

 Në korrik të vitit të kaluar, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”. Ligji në fjalë synonte të mundësonte transparencën mbi kontrollin e bizneseve në Shqipëri, në veçanti të atyre të lidhura me kompani guaskë të regjistruara jashtë vendit, sidomos në juridiksione të njohura si parajsa fiskale. Kontrolli mbi kompani me aksionerë të regjistruar offshore ka shkaktuar debate të mëdha në vitet e fundit, sidomos për ato subjekte që kanë përfituar kontrata të koncesioneve ose Partneritetit Publik-Privat.

Çështja e parë ishte parimi i transparencës mbi pronësinë. Lidhja e kontratave me kompani që nuk dihej se kujt i takonin shtronte problemin moral që një vend nuk mund t’i paguajë para publike pa ditur se cili është përfituesi përfundimtar i tyre.

Kjo praktikë shtonte dyshimet se shumë prej kompanive përfituese të koncesioneve ishin regjistruar offshore, pikërisht për të fshehur përfituesit e vërtetë, që shpesh janë përfolur si sipërmarrës shqiptarë me lidhje të dyshimta me politikanët. Gjithashtu, regjistrimi në juridiksionet offshore zakonisht shtron rreziqe të shtuara, të lidhura me evazionin fiskal, pastrimin e parave apo krime të tjera financiare.

Ngritja e Regjistrit të Pronarëve Përfitues, sipas ligjit të ri, pjesërisht ka ndihmuar për të bërë transparencë lidhur me pronësinë, të paktën zyrtare, të disa prej kompanive koncesionare që veprojnë në vendin tonë. Ligji kërkon që çdo kompani të deklarojë aksionerët të cilët, në mënyrë direkte apo indirekte, zotërojnë më shumë se 25% të aksioneve në to. Dhe kush janë ata? (Vijon)

* Revista MonitorTitulli vjen i redaktuar nga Arberia News.net/

Related Posts

Leave a comment