Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Në kërkim për 2 vjedhje argjendarie/ Arrestohet 48 vjeçari nga Shkodra

0773828b-5b3e-4b4a-99ff-566328508fe4-752x440

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Kapet dhe ndalohet 48-vjeçari, i cili ishte në kërkim për 2 vjedhje argjendarie ne Burrel dhe Gjirokastër. Në pranga u vu shtetasi në kërkim S. M., 48 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se me datë 20.12.2021, ka vjedhur sende floriri në një argjendari në qytetin e Burrelit. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes së një argjendarie në qytetin e Gjirokastrës në datën 08.09.2021.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Leave a comment