Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Shkodër, konflikti nis për një borxh

-800-0-1702890065xshkoder-152

Policia ka identifikuar autorin e të shtënave me armë që u regjistruan mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku mbeti i plagosur 40-vjeçari Aleksandër Curaj.

Blutë bëjnë me dije se autor është 59-vjeçari Dedë Bici, banues në Lezhë. Sipas policisë, shtetasi Dedë Bici e qëlloi me armë 40 vjeçarin për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit.

Deri më tani nuk është bërë ende e mundur kapja e autorit, ndërsa po vijojnë kontrollet për vënien në pranga.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për plagosjen e shtetasit A. C., 40 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, informojmë se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit D. B., 59 vjeç, banues në Lezhë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi D. B. e ka plagosur shtetasin A. C., për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit D. B.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Posts

Leave a comment