Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zonat më të “lira” në Tiranë për të blerë apartament

-800-0-6222a0e7b0930bfd321b287f12e5964c

Zonat më të lira në Tiranë për të blerë shtëpi: Fresku, Bulevardi i ri, Shkoza, Alliasi – 1 m2, nën 1 mijë euro

Çmimet e pronave në kryeqytet kanë njohur një rritje të vrullshme, veçanërisht në tre vitet e fundit. Ky ka qenë një realitet i prekshëm jo vetëm për qendrën e Tiranës, apo për zona të tjera si ish-Blloku, zona e Liqenit Artificial, në të cilat çmimet janë dyfishuar, gati edhe trefishuar, por edhe në zona të tjera periferike të cilat para disa vitesh mund të gjeje një banesë me çmim të arsyeshëm.

Alket Bogdani, konsulentë pronash liston në Scan zonat, si Fresku, Shkoza, zona ku kalon Bulevardi i ri të cilat ofrojnë aktualisht një alternativë të përballueshme për qytetarët. Veç kësaj janë edhe zona me perspektivë zhvillimi, çka do të thotë se vlera e pronës do të vijojë që të njoh rritje.

Megjithatë, thotë Bogdani në përcaktimin e çmimit final ka disa komponentë që merren në konsideratë, siç mund të jetë cilësia e ndërtimit, kati në të cilët ndodhet, lehtësitë të cilat ofron zona që mund të jenë institucione arsimore, qendra shëndetësore por pse jo dhe shërbimet e nevojshme apo bazike qe mund te jene supermarkete, farmaci, furrë buke etj.

Related Posts

Leave a comment