Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrasja në Don Bosko dhe magazina me drogë, Gledis Nano zbulon lëvizjen e radhës

gledis-nano-2

Në nisje të vitit 2022 dhe pas disa ngjarjeve kriminale, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano sapo ka nisur një takim me drejtorët e qarqeve.

Temë e diskutimeve pritet të jenë prioritetet e Policisë përgjatë vitit që sapo ka nisur, si dhe pikën se ku ndodhen hetimet për një sërë ngjarjesh kriminale të pazbardhura. Burimet pohojnë që Nano gjatë takimit ti njohë drejtuesit e qarqeve, vartësit e tij edhe me objektivat që ai ka. Prioritet në diskutime por edhe në udhëzimet që do të japë janë lufta ndaj kultivimit të drogës dhe krimet kundër jetës.

Kujtojmë që së fundmi, një kontenier me 119 kg drogë është zbuluar në magazinën e një kompanie në Tiranë, ka ndodhur një atentat me tritol në Vlorë, një plagosje në Shkodër e një tjetër në një hotel autostradën Durrës-Tiranë për tu mbyllur me masakrën e të martës në “Don Bosko”, ku nga atentati me armë mbeti një viktimë e 4 të plagosur. Kjo është mbledhja e parë e këtij viti që Nano zhvillon me drejtuesit.

Related Posts

Leave a comment