Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VIDEO/ Tmerri që përjetuan banorët e “Big Brother” kur shpërtheu “Gërdeci” në vitin 2008

Capture

Shpërthimi i Gërdecit në vitin 2008 është një nga ngjarjet më tragjike në vendin tonë dhe do mbahet mend gjatë nga shqiptarët.

Akoma më tragjike ka qenë për banorët e “Big Brother” të atij edicioni. Banorët të cilët ishin të izoluar në shtëpinë e vëllait të madh asoj kohe u tronditën nga shpërthimi i fuqishëm dhe nuk e dinin se çfarë po ndodhte.

Ka qënë Arbana Osmani e cila së fundmi në emisionin  “Endërrtjerrësit”, ku ka treguar sfidat e atij momenti të vështirë.

Regjisori i formatit rrëfeu që shtëpia pati shumë dëmtime të cilat u rregulluan brenda natës.

“Në mes të gjithë asaj, një nga konkurrentet më thoshte po vijnë fansat, po trondisin vendin, ndërkohë që aty çfarë nuk po ndodhte.

Gjëja e parë që më ka vajtur në mendje ka qenë kujdesi për banorët. Shtëpia pati shumë dëmtime. I larguam banorët dhe të gjitha riparimet i kemi mbaruar brenda natës, që kur të vinin ata çdo gjë të ishte në rregull”.

Leave a comment