Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

A u tërhoq Alabbar nga ndërtimi i portit të Durrësit? Reagon Balluku: Ja çfarë pritet të ndodhë nesër

-640-0-6203b9e3dfbe4

Qeveria nuk e përjashtoi mundësinë e tërheqjes së investitorëve arabë nga investimi gjigand në Portin e Durrësit.

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku ka komentuar lajmet e qarkulluara se e kompania e Muhamaed Alabar që është prezantuar si investitor i projektit të portit të Durrësit, ka shitur aksionet në një tjetër kompani të cilën Qendra Kombëtare e Biznesit refuzoi ta regjistrojë.

Ministrja Balluku e pyetur pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se për këtë duhet pyetur Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, pasi është kjo që i ka dhënë statusin kompanisë. Gjithashtu theksoi se është normale që mes kompanive të bëhen transaksione për aq kohë sa kanë akte ligjore.

“Sa i takon fantazmë apo jo, kjo është diçka që e thoni ju apo opozitë? Unë them se duhet të thellohen dokumentet dhe unë mendoj se transaksionet mes kompanive janë normale, përsa kohë ato përfshihen dhe kanë akte ligjore. Kështu që unë besoj se nesër do ti merrni përgjigjet”, u shpreh ministrja.

Sipas lajmeve në media, nNjë javë më parë në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit mbërriti një aplikim. Dërguesi ishte Symphony Invest Limited, guacka e Muhamed Alabarit nga ishujt Cayman, që do të marrë koncesionin e Portit të Durrësit. Por në aplikim Symphony Invest Limited njoftonte se kishte shitur 100 për qind të kuotave tek një kompani e re.

Sipas dokumentave, transaksioni i shitjes së kuotave të Symphony Invest Limited ka ndodhur në Ishujt Cayman në datën 23 dhjetor. QKB e studioi aplikimin për një javë. Një ditë më parë vendosi ta pezullojë atë duke mos e kryer regjistrimin për ndryshimin e kuotave.

Pyetje: Është publikuar një dokument që kompania e Muhamaed Alabar që është prezantuar si investitori i projektit të portit të Durrësit ka shitur aksionet në një tjetër kompani fantazmë. Ka qenë QKB ajo që ka refuzuar ta regjistroje për shkak se nuk dihet dhe kush e zotëron këtë kompani. Keni një koment në lidhje me këtë transaksioni duke qenë se ky projekt arrin shifrën e 2 mld dollarësh?

E para kompania statusin e ka marrë nga AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) kështu që pyetja duhet ti drejtohet asaj, nëse ju keni interes, sepse nuk shpjegohet në dy minuta.

Nesër në seancën parlamentare ka një interpelancë nga deputeti Xhaferri kështu që mund ta ndiqni sepse unë do jap përgjigjet.

Sa i takon fantazmë apo jo, kjo është diçka që e thoni ju apo opozitë? Unë them se duhet të thellohen dokumentet dhe unë mendoj se transaksionet mes kompanive janë normale, përsa kohë ato përfshihen dhe kanë akte ligjore. Kështu që unë besoj se nesër do ti merrni përgjigjet.

Related Posts

Leave a comment