Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Marrëveshja Roaming, Balluku: Do të sjellë ndryshime të mëdha dhe pozitive

-640-0-1670331517xballuku-355

Ministrja Belinda Balluku gjatë Samitit BE- Ballkani Perëndimor ka folur për marrëveshjen e Roaming e cila u nënshkrua sot.

Ajo shprehet se nga kjo marrëveshje, rajoni jonë do të integrohet më mirë në në sistemin e të drejtave themelore të çdo evropiani, atë të qarkullimit të personave, të mallrave,të ideve dhe ndërveprimeve ekonomike.

Sipas  saj qytetarët do të përjetojnë konkretisht ndryshime të mëdha dhe pozitive në mënyrë të përshkallëzuar, do të zgjerohet aksesi në oferta të larmishme, në çmime gjithmonë më të ulëta, të paketave tarifore Roaming, të përdorshme kudo në vendet e BE.

“Marrëveshja e sotme e integron rajonin tonë më shumë dhe më mirë, atë të qarkullimit të lirë, të mallrave, të ideve dhe ndërveprimeve ekonomike. Nuk do ishim këtu sot pa lokomotivën e këtij procesi që është Komisioni Europian.

Është frut i këtij bashkëpunimi edhe heqja e tarifave Roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në korrik të vitit 2021. Janë rritur në gjysmën e dytë të vitit me 96% të gjitha shkëmbimet dhe thirrjet brenda këtyre 6 vendeve. Heqja e këtyre tarifave ka krijuar kushte për investime më të mëdha në infrastkturën telefonike.

Do të nënvizoja se falë kësaj marëveshje prej vitit të ardshshëm qytetarët do përjetojnë konkretisht ndryshime të mëdha dhe pozitive.  Do zgjerohet aksesi në larmishme me çmime gjithmonë e më të mira të paketave roaming. Ky angazhim do të ndërmerret edhe nga operatorët e tjerë. Do të rritet edhe cilësia e shërbimit”-tha Balluku.

Related Posts

Leave a comment