Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Balluku: Gjyshin tim e gjykon historia, sporti më i ndyrë kur përmendin familjarë. Kemi në kurriz 135 vjet burg e internim

balluku-2-750x375

Zv. kryeministrja Belinda Balluku tha në një intervistë për Euronews Albania se përmendja e familjarëve është një nga sportet më të ndyra në parlament.

Ajo solli në vëmendje se çdo vepër e gjyshit të saj, që vazhdimisht përmendet nga deputetët e PD-së, do të gjykohet nga historia.

“Një fakt që nuk mohon dot askush për familjen time, për familjen Balluku dhe nuk flas këtu për farefisin, po flas këtu për gjyshin tim, gjyshen, mamanë, babain, xhaxhallarët dhe dy hallat e mia, pra për familjen e ngushtë, familja ime ka në kurriz 135 vjet burg dhe internim dhe nuk e di kush nga deputetët e parlamentit ka gojë të zërë emrin e familjes time,” – u shpreh Balluku.

Balluku sqaroi se për të personalisht ligji i hapjes së dosjeve është shumë i rëndësishëm.

Related Posts

Leave a comment