Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E fundit/ Presidenti i Ukrainës jep njoftimin: Rusët po marrin ish-centralin atomik të Çernobilit

-640-0-6217a41cb76e8

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar pak minuta më parë se forcat pushtuese ruse po përpiqen të marrin ish-centralin nuklear të Çernobilit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Twitter’, Zelensky shkruan se forcat ukrainase po japin jetën që mos të ripërsëritet tragjedia e vitit 1986.

Presidnti Zelensky shton gjithashtu se ky veprim është një akt shpallje lufte ndaj gjithë Evropës.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin NPP-në e Çernobilit . Mbrojtësit tanë po japin jetën që të mos përsëritet tragjedia e vitit 1986. E raportoj këtë tek kryeministrja e Suedisë. Kjo është një shpallje lufte kundër gjithë Evropës”, shkruan Zelensky në Twitter.

Related Posts

Leave a comment