Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Në fokus hapja e Ambasadës shqiptare në Kiev”, Zelensky zbardh telefonatën me Ramën

-640-0-1673627223xzelenksy-446

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbardhur telefonatën me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i shtetit të Ukrainës thekson se veç urimit për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, gjatë bisedës u diskutua për situatën në frontin e luftës.

Ai theksoi rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë, ndërsa më 24 shkurt bëhet një vit nga nisja e luftës.

“Kam pasur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai uroi 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës në Kiev.

Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen e Formulës sonë të Paqes”, shkruan Zelensky.

Related Posts

Leave a comment