Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Deputetja e rreshtuar krah Berishës: Tani e kemi vështirë ta shkarkojmë Alibeajn për ta zëvendësuar me Salianjin

-640-0-1673628985xsalianji-alibeaj-892

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti ka folur në lidhje me situatën e brendshme dhe përplasjet e fundit brenda kësaj force politike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Koti u shpreh se nisma për ta bërë Ervin Salianjin kryetar të Grupit Parlamentar kishte nisur më parë, ndaj dhe Enkelejd Alibeaj mori vendimin për përjashtimin e katër deputetëve.

Sipas saj, Salianjit i nevojiten 17 vota për t’u bërë kryetar grupi, por përjashtimi i katër deputetëve nga Alibeaj, e komplikon situatën.

“Reagimi i zotit Alibeaj ishte surprizë për ne, sepse nisma për të bërë zotin Salianji kryetar të grupit kishte nisur më herët. Ndoshta kjo e ka vënë në lëvizjen zotin Alibeaj për të përjashtuar katër deputetë të tjerë. Në këto kushte, situata është pak e komplikuar sepse zoti Salianji ende nuk i ka bërë votat e duhura për t’u bërë kryetar i grupit.

Në dijeninë time, duhet të jenë 17 vota. Duke pasur parasysh që katër kolegët nuk janë tashmë pjesë e Grupit Parlamentar, nuk kanë të drejtë për të firmosur për shkarkimin e zoti Alibeaj. Kemi edhe një pjesë të kolegëve të tjerë të cilët bëjnë pjesë në grupe të tjera parlamentare. Nuk jemi të gjithë deputetët e PD-së në Grupin Parlamentar, jemi pak të shpërndarë”, theksoi ajo.

Sorina Koti është një nga 20 deputetët e Partisë Demokratike që kanë firmosur për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt.

Related Posts

Leave a comment