Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

FIFA dënon Serbinë për ofendimin ndaj Xhakës dhe Shaqirit gjatë ndeshjes me Zvicrën në Kupën e Botës

-640-0-81f2d773808587b7d2612e1e9629f5af

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka dënuar Serbinë me 50 mijë franga për thirrjet fyese të tifozëve në ndeshjen ndaj Zvicrës në Kupën e Botës.

Në ndeshjen e Kupës së Botës në Katar, huliganët serbë kanë fyer vazhdimisht Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën, dy lojtarët shqiptarë të Zvicrës.

Por gjoba prej 50 mijë frangave ka të bëjë edhe me sjelljen e lojtarëve serbe në fushë, që po ashtu ishin josportive.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me gjobë prej 50 mijë franga zvicerane dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (prej 25 për qind), në ndeshjen zyrtare të radhës të përfaqësueses A. Dënimi është për shkelje të neneve 13 (diskriminimi) dhe 12 (sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA”, shkruan në vendim.

FIFA ka sqaruar se bëhet fjalë për thirrjet e tifozëve serbë e po ashtu sjelljen e keqe të ekipit, përkatësisht ndëshkimin e shtatë lojtarëve të Serbisë me kartona të verdhë.

Related Posts

Leave a comment