Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

FIFA kërkon armëpushim në Ukrainë gjatë Kupës së Botës

-640-0-1a95cc8fd9756ebfa33a0816a7e32274

Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të mbajnë armëpushim njëmujor, gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit.

Duke folur në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara, G20, Infantino tha se Kupa e Botës siguron një “platformë unike” për paqe dhe unitet, sepse ngjarja do të ndiqet nga rreth 5 miliardë njerëz në televizion.

“Kështu që lutja ime për të gjithë ju është që të mbani armëpushim për një muaj, aq sa zgjat Kupa e Botës”, tha Infantino në Bali të Indonezisë.

“Ju jeni udhëheqësit botërorë. Ju e keni aftësinë të ndikoni në rrjedhën e historisë”, tha ai.

Kupa e Botës nis të dielën në Katar.

Ky vend është përballur me kritika të mëdha, për shkak të shkeljeve të dyshuara të të drejtave të njeriut, sidomos të punëtorëve që kanë ndërtuar stadiumet.

Related Posts

Leave a comment