Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Spaho: Nëse qeveria nuk merr masa, protestat do të marrin përmasa të mëdha

uuui-752x416

Deputeti Edomond Spaho, jashtë dyerve të Kuvendit, paralajmëroi se nëse qeveria nuk merr masa urgjente dhe të dobishme për të parballur krizën e rritjes së çmimeve, protesta do të marrë përmasa edhe më të mëdha.

 

Sipas tij, paketa sociale e rezistencës, është një plan i parashikuar që në muajin nëntor, e që nuk ka lidhje me situatën e krijuar tani.

 

“Protesta është e domosdoshme. Nëse qeveria nuk shkundet do të vazhdojë në përmasa më të mëdha. Nëse qeveria nuk i gjendet qytetarëve të vet në ditën më të vështirë përse e kemi qeverinë. Të gjitha masat që janë marrë në paketën e qeverisë kanë qenë të parashikuara që në muajin nëntor”, tha Spaho.

Related Posts

Leave a comment