Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

4 zakone të përditshme që duhet t’i ndryshoni për rezultate më të mira

zakonn-777x405

Zakonet e përditshme janë gjithmonë një temë që lënë vend për diskutim: që nga përpjekjet për të hequr dorë nga ato të këqijat e deri tek aplikimi i zakoneve të reja që përmirësojnë stilin tonë të jetës.

Thënë këtë, në vijim do të gjeni 4 zakone (në dukje të vogla) të cilat nëse i praktikoni si duhet do të shihni shpejt rezultate më të mira. Për çfarë e kemi fjalën?

  1. Hiqni dorë nga aplikimi i antidjerësës në mëngjes

Me hir a me pahir, antidjerësa është shoqja jonë e ngushtë. Parandalon dhe na mban larg çdo situate të pasikletshme, sidomos tani që temperaturat fillojnë dhe rriten. Ajo çfarë ndoshta s’keni ditur deri tani është se efektin më të madh, antidjerësa e ka kur e hidhni në darkë. Prandaj, pas dushit të mbrëmjes, aplikojeni dhe flini të qetë e të pastër. Rezultatin do ta ndjeni në vazhdim.

  1. Kafe pa hapur mirë sytë në mëngjes

Gabim! E dimë që dita juaj fillon pas gllënjkës së parë të kafes, por ndryshojeni pak rutinën. Kafen pijeni pas kortisoli, agjenti natyral i zgjimit të jetë qetësuar.

Tek shumë njerëz, niveli i kortisolit është më i lartë në mëngjes dhe kur ne e zëvendësojmë atë me kafeinë në mëngjes, i mësojmë trupit të krijojë varësi nga faktorë të jashtëm. Për ta shmangur këtë, prisni minimalisht 20-30 minuta pas zgjimit për të bërë kafen e mëngjesit.

  1. Shumë aktivitet fizik, me pesha të rënda

Sigurisht që aktiviteti fizik është i nevojshëm dhe i shëndetshëm si për fizikun ashtu dhe mendjen tonë, por palestra nuk është gjithmonë përgjigjia. Studimet kanë arritur në përfundimin se stërvitja intensive apo ajo e zgjatura nuk është se do të balancojë më shumë pasojat e një stili jete sedentare. Sekreti është të qënit i qëndrueshëm. Që do të thotë, stërvituni çdo ditë nga pak. E mira është që çdo gjysmë ore ose 1 orë të çoheni dhe të ecni pak rreth e qark. Pini një gotë ujë, hapni një dritare për të marrë frymë lirisht ose thjesht bëni ca ecejake.

  1. Të flini 8 orë në mënyrë të pandërprerë

Njerëzit kanë tendencën të bëjnë gjumë të ndërprerë, që do të thotë: pas 4 orëve të para bëhet një “pushim i shkurtër nga gjumi”. Nëse ju del gjumi pa asnjë shkak në mes të natës, nuk është se vuani nga pagjumësia, është dukuri natyrale dhe më e shëndetshme se gjumi prej 8 orësh i pandërprerë. Kur të zgjoheni pas gjysmës së dytë të gjumit, do ta shihni sa i freskët dhe me energji do ndiheni.

Leave a comment