Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Australia ndjek shembullin e SHBA-së dhe Britanisë, i vë sanksione vajzave të Putinit

vajzat-e-putin-1

Qeveria e Australisë ka vendosur sanksione të reja si dhe ka ndaluar udhërtimet për dy vajzat e presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe për vajzën e ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.

Sipas asaj që raportohet nga mediat e huaja, mësohet se një vendim i tillë vjen pas sanksioneve që shtetet e tjera kanë bërë ndaj tyre, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.

Me masat e reja, numri i persona dhe entiteteve ruse nga Australia ka arritur në pothuajse 750.
Në njoftimin e Qeverisë australiane u bë e ditur se vetë Putin dhe Lavrov ishin sanksionuar më 27 shkurt.

Ministri e Jashtme australiane tha se në rundin e ri të sanksioneve po ashtu janë shënjestruar 144 ligjvënës rusë, të cilët i kanë ofruar mbështetje Putinit, duke miratuar njohjen e “jashtëligjshme” të dy rajoneve ukrainase, Donjeck dhe Luhansk si entitete të pavarura më 22 shkurt.

Ministrja e Jashtme, Marisa Payne, shtoi se Australia do të vazhdojë të vendosë kosto ndaj Rusisë për shkak të agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar në Ukrainë.

Related Posts

Leave a comment