Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Prej kohësh të ndarë, Semi bën dedikimin e papritur për Bojkenin (Foto)

bojken-710x405

Këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj, ka zbuluar më herët se pas ndarjes me Bojken Lakon, kanë ruajtur një marrëdhënie mjaft të mirë me njëri-tjetrin. E këtë e ka vërtetuar së fundmi teksa në “Instastory” ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet artisti i njohur.

“Shoku im më i mirë i jetës”– shkruan ish-banorja e “Big Brother VIP” bashkëngjitur me videon ku shfaqet Bojken.

Ndërkohë kujtojmë se që pas ndarjes nga artisti, Semi nuk ka bërë asnjëherë asnjë postim në rrjetet sociale krah tij. Megjithatë këngëtarja shpesh ka shprehur edhe kur ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, se ajo dhe Lako ruajnë një marrëdhënie të mirë shoqërore.

Ndërkohë romanca mes ish-çiftit nisi në vitin 2011, vetëm tre muaj pas ndarjes së kantautorit nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia. Kur nisën të dilnin bashkë, Semi ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa Bojkeni 36 vjeç.

Të dy ishin të apasionuar pas rokut dhe kanë punuar bashkë për një periudhë të caktuar kohore kur Semi ishte vokalistja e grupit “Bojken Lako dhe Brezat”.

Ndërkohë, gjatë bisedave me banorët në shtëpi Semi ka zbuluar se pyetja më e shpeshtë që i bëhet nga njerëzit është nëse ka ndonjë shans që të rikthehet me Bojkenin.

“Kur më pyesin ‘a ka ndonjë shans që të pajtohesh prapë me Bojkenin?’. I thoja ‘jo’, se nga vetë koha që kam kaluar, janë shumë vite. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja ‘Prit se nuk i dihet’… Unë kam ndenjur 8 vite me atë.

Gjëja që më ka pëlqyer më shumë te Bojkeni është që ka dashur të më lërë shumë të lirë dhe ngaqë e ka ditur se kam dashur që të merrem me muzikën dhe të kisha gjëra të tjera primare…Ngaqë e ka ditur këtë gjë, s’ma ka bërë kurrë këtë kërkesë (që të bënin fëmijë)”, ka thënë këngëtarja e njohur.

Related Posts

Leave a comment