Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama lavde një bashkie të vogël: Nuk është Tirana e as Berati, por….

Rama-1-598x350-1

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen për Bilancet e qeverisjes vendore me kryetarët e bashkive, ka vlerësuar punën e bashkisë së Cërrikut, e cila edhe pse është një bashki e vogël ka arritur rezultate të mira që qeveria ia vlen të investojë.

Cërriku ka arritur rezultate të mira në projektet dhe idetë që kanë të bëjnë me zhvillimet ekologjike, me trashëgimitë kulturore, dhe me ndërtimin e bujtinave.

Sipas Ramës, jo vetëm qeveria, por edhe investitorët privatë janë në të gatshëm të mbështesin ide dhe projekte të tilla.

Në fjalën e tij, Rama tërhoqi vëmendjen e të gjithë kryetarëve të bashkive që kanë zona me prodhim të arsyeshëm apo prodhim të konsiderueshëm bujqësor për të parë në vend eksperiencën shumë domethënëse të bashkisë së Cërrikut, ku kryetari i bashkisë me një grup ekspertësh dhe me mbështetjen e menjëhershme të donatorëve ka arritur të kthejë të gjithë mbetjet e prodhimeve bujqësore në lëndë të parë për të krijuar mijëra tonelata plehu organik.

Ai tha se “plehu organik, i një cilësie më të lartë është më i mirë dhe më i dobishëm dhe më i arsyeshëm nga pikëpamja financiare me plehrat kimike, që përveç rritjes të çmimeve kanë dhe taksirate të tjera”.

“Kam folur me ministren e Bujqësisë dhe ministrja bashkë me kryetarët e bashkive të qarkut të Fierit, Lushnjës do të zhvillojë një takim me kryetarët e bashkive në Cërrik në prani të ekspertëve dhe donatorëve për ta parë në vend këtë eksperiencë e cila ka dhe një impakt tjetër fantastik që është garantimi i pastrimit të këtyre mbetjeve, përndryshe hidhen në kanale apo në rrugë. Dhe për të filluar një proces të ndërtimit të një rrjeti të këtyre qendrave të transformimit të mbetjeve organike për prodhimet bujqësore në pleh organik për vetë fermerët. Kjo ka sjelle në bashkinë Cërrik një transformim mjedisor por dhe një angazhim të vetë prodhuesve të cilët deri dje të gjithë prodhimin e panevojshëm apo që nuk hynte në linjën e tregtimit e hidhnin”, tha Rama.

“Gjithë ato pjesë të prodhimit që nuk hynin në arka për shkak të cilësisë e hidhnin, sot e mbledhin e çojnë në pikën e përpunimit dhe e kthejnë në pleh organik dhe e rikthejnë në terren duke e bërë shumë të ushqyeshme tokën. Ky është një shembull i rëndësishëm dhe komponent i bujqësisë në qeverisjen e PS-së duhet të fuqizohet dhe zgjidhjet ekologjike duhet të jenë një prioritet në qeverisjen e PS-së për të adresuar problematika të përbashkëta”, tha ai.

Rama theksoi po ashtu se i gjithë procesi në Cërrik u zhvillua nga kryetari i bashkisë pa i rënë derës së qeverisë, përveçse atyre që janë në zyrat e donatorëve.

“Kijeni mirë parasysh se nisma me natyrë ekologjike, me eficencë energjetike, nismat me natyrë kulturore janë nisma për të cilat nëse ke idenë dhe projektin e duhur duhet mbështetje. Duhet të organizojmë një takim të posaçëm ku të gjithë komponentët që kanë të bëjnë më projekte dhe financimet ekstra që lidhen me donatorë të prezantojnë të gjithë paketën e mundshme të potencialeve për t’u aksesuar. Por ajo që ka rëndësi, shembujt i kemi konkret dhe është bërë në Cërrik”, tha Rama

Related Posts

Leave a comment