Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kush ka të drejtë qytetari apo polici?

4fffe4dd9e69bb3f3b29533b0f8d937afe866c34YAqTan6zaNdFXGiDwG8i.video_thumb_5566_11
Perparim Tushaj
Segmenti 12 km Fushë Krujë – Mamurras është bërë si rrugët e Unkrainës pas bombardimeve sovjeto-ruse, gropa e kanale. Sot u ndala pak në këtë segment. Polici ndalon një makinë (kësaj here ma targa AL jo KS) dhe i lexoi të drejtat “ke thyer nenin… të Kodit Rrugor, ke shelë vijën e bardhë para 200m”. Qytetari i hutuar, as që e kishte kuptuar, u kthye dhe po shihte që në të gjitha makinat e kalonin rreth 1 m vijën e bardhë që ti shmangeshin një kanali rreth 10-15 cm te thellë, i mjaftueshëm për të bërë një dëm mbi 200 euro në makinë. Zoti polic të gjithë po bëjnë të njëjtën gjë, ka një kanal aty. Çfarë të duhet ty me tjerët thotë polici, ty të ra që të ndaloj.
Qytetari në fakti ishte model, nuk u bë me nerva. Ma thuaj dhe nje herë pse më ndalove? Të ndlaove…….. Kodin Rrugor. Ah, Kodin Rrugor po thua. A ka fuqi Kodi jashtë rruge? Kjo vetëm rrugë nuk është. Hape aty ku përcakton rrugët dhe lexoje çfarë thotë. Nëse kjo i plotëson kriteret që ke të shkruara aty, jam gati të paguaj gjobën. Mesa duket polici nuk ishte mësuar me argumenta dhe e pyet çfarë pune bën? Jam një qytetar që po shoh punën time që ti dhe ata që përgjigjen për rrugët po ma bëni të pamundur. Pas kësaj polici u tërhoq – mirë, mirë mos bëj si shumë i zgjaur, po të liroj kësaj here, por ki kujdes??!!! Qytetari nuk e falënderoj, por i tha: Zoti polic unë e mijra të tjerë jemi të kujdeshëm shumë tepër se e mendoni ju, por ama mos na e bëni jetën më të vështirë meqe nuk mund të na e bëni më të lehtë. Punë të mbar!
Shënim: kjo rrugë ka vite që është kështu. Dua tju them me gjithë zemër gjithë deputetëve të veriut pa dallime partiake, të majtë e të djathë: ju bëfsha një m… në mandatet tuaja, kur nuk jeni në gjendje ta detyroni qeverinë të paktën të mbyllë gropat në rrugën që lidhë Shqipërinë me gjithë botën përveç Greqisë, rrugëm me më shumë trafik në vend, arterien e turistëve.

Related Posts

Leave a comment