Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arrestohet ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, i dënuar me 12 vite burgim për trafik me Habilajt

1650618604_sokol-750x375

Ish-shefi i stacionit të Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode, i cili është dënuar nga gjykata në mungesë për përfshirje në trafik droge, është arrestuar sot në Berat.

Mësohet se sonte po kryhet transferimi i Bodes në drejtim të Tiranës.

Kujtojmë se ish-drejtuesi i policisë ishte i përfshirë në dosjen “Habilaj”, e madje fotot e tij me vëllezërit trafikantë kanë bërë xhiron e rrjetit, në kohën e publikimit të skandalit.

Bode, dyshohet se u ka ofruar ndihmë dhe ka mbajtur lidhje me trafikantët Habilaj, që të realizonin me sukses trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Në prill 2022, GJKKO e dënoi Sokol Boden me 12 vite burg.

Related Posts

Leave a comment