Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama pret në Kryeministri Luiza Gegën, momenti kur i puth duart atletes kampione

Screenshot_5-7

Atletja kampione e Europës, Luiza Gega është pritur sot në një ceremoni zyrtare të organizuar në ambientet e Kryeministrisë.

Advertisements

Atletja mbërriti në kryeministri me një makinë “Cadillac” të kuq, e shoqëruar nga dhjetra qytetarë. Aty e priti kryeministri Edi Rama i cili i puthi duart atletes shqiptare.

Ajo është pritur më pas në ambientet e brendshme të Kryeministrisë ku janë të pranishëm ministra dhe sportistë të njohur.

Luiza Gega fitoi medaljen e artë në garën 3000 metra pa pengesa duke u shpallur kampione e Europës.

Related Posts

Leave a comment