Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Debutoi me barazim te Chelsea, Potter: Jam i zhgënjyer më rezultatin

auto_Chelsea-780x439-11649403532

Chelsea barazoi ndaj RB Salzburg 1-1, ku Graham Potter do të debutonte me blutë në “Stamford Bridges” në ndeshjen e dytë të grupeve të Champions League.

Pas kësaj ndeshje, tekniku anglez ka theksuar se është i lumtur me lojën që bëri skuadra e tij, por është shumë i zhgënjyer me rezultatin.

“Jemi të zhgënjyer me rezultatin në fund, mendoj se djemtë dhanë gjithçka duke luajtur me të vërtetë mirë. Ata sulmuan mirë dhe shënuan një gol të mirë. Humbën pak ritëm gjatë pjesës së dytë por u përgjigjën mirë përsëri, portieri i tyre bëri disa pritje të mira.

Ndaj në përgjithësi, jemi të zhgënjyer me rezultatin, nuk ishte e thënë të ndodhte për ne sot. Nuk është e thjeshtë të kontrollosh Salzburgun dhe mënyrën se si luajnë, duhet vlerësuar kjo.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                  Por në kontrolluam pjesën e parë dhe shkuam në sulm shumë shpesh, kishim disa mundësi që nuk i shfrytëzuam mirë, por ndaj një skuadre në Ligën e Kampioneve nuk do jetë e thjeshtë që të shënosh.

Mënyra se si djemtë dhanë gjithçka ishte fantastike, sjellja ishte e shkëlqyer, personaliteti gjithashtu, ndaj do të përmirësohemi. Është e pamundur të kontrollosh një ndeshje në 90 minuta, dhe në periudhën që nuk e bëmë një gjë të tillë, ata shënuan. Kjo është një pikë ku duhet të përmirësohemi.

Është gjithmonë bezdisëse kur pëson gol, por në përgjithësi paraqitja jonë mbrojtëse ishte e mirë. Është një pikë, duhet ta pranomë. Asnjë ankesë, përtej faktit që nuk morëm tre pikët”, deklaroi Potter.

Related Posts

Leave a comment