Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Joao Felix afër transferimit te Chelsea

auto_521673283117

Chelsea është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Joao Felixin nga Atletico Madrid, në formën e huazimit deri në qershor.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka thënë se marrëveshja është në fazën përfundimtare, teksa nuk është duke u diskutuar për ndonjë klauzolë të mundshme.

Shifra për huazimin e tij do të jetë më shumë se 10 milionë euro me pagë të mbuluar dhe taksat.

Bisedimet u përshpejtuan pas lëndimeve dhe humbjes së fundit të Chelseat ndaj Manchester Cityt.

Për Felixin, interesim kishte shprehur edhe Arsenali dhe Manchester United, por pa dërguar ndonjë ofertë drejt Madridit.

Related Posts

Leave a comment