Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Policia e rrethoi në Kosovë, Dumani u iku para syve/ Si e ndihmoi “i forti” i Kukësit të kalonte kufirin disa herë

640-0-6331bb0ecab71

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po vazhdon të zbërthehet ende para autoriteteve. E teksa Dumani rrëfehet për një sërë krimesh, medat kanë zbuluar se ai ka kaluar disa herë kufirin Kosovë- Shqipëri pa u shqetësuar nga askush.

Nuredini u ndihmua nga një person me inicialet B.G, që konsiderohet si i forti i Kukësit, që edhe pse ishte në kërkim të kalojë disa herë pikën kufitare të Morinës duke hyrë në teritorin e Kosovës dhe anasjelltas pa probleme.

Hetimet e kryera deri në këtë fazë nga prokuroria e posaçme SPAK, kanë zbuluar se B.G, është njeriu që përmes ndërhyrjeve të tij në efektivët e policisë kufitare, mundësonte kalimi pa problem në pikën kufitare të Nuredin Dumanit, edhe pse ai ishte në kërkim për disa vrasje.

Madje dhe herën e fundit, kur i shumëkërkuari për disa vrasje ka mbëritur në muajin Mars 2022 në Shqipëri, ndihma në pikën e kontrollit i është dhënë pikërisht nga shtetasi me iniciale B.G. Për këtë fakt SPAK dhe SHÇBA, kanë nisur një hetim për të parë dhe verifikuar, policët e turnit që kanë “mbyllur sytë” në momentin kur përmes pikës kufitare ka kaluar Nuredin Dumani.

Vetë i penduari i drejtësisë e tregon ardhjen me urgjencë në Shqipëri, jo vetëm për faktin se kishte planifikuar të vriste, Elton Kilën ose “Otin e Elbasanit” dhe Talo Çelën, por edhe për shkak se baza e tij ku fshihej në Kosovë ishte zbuluar nga policia. “…pasi u identifikova se ku isha, policia më ka rrethuar pallatin, me qëllim për të bërë arrestimin tim. Unë kam palos flokët, kam ndryshuar pamjen dhe kam dalë direkt nga apartamenti.

Thjesht kam kaluar mes policisë. Ato më panë, por nuk ishin të sigurtë dhe unë vijova, ika…”- ka deklaruar Nuredin Dumani.

Related Posts

Leave a comment