Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Yuri Kim pas takimit me Begajn: Roli i Presidencës, thelbësor për demokracinë dhe sigurinë

amb-amerikane-1024x682-1-750x375 (1)

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot në një takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

Gjatë takimit, të dy palët shprehën vlerësimin për partneritetin strategjik mes dy vendeve si dhe diskutuan çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin dypalësh, si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

Gjithashtu, në kuadër të mandatit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit, u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve.

Të dy palët shprehën vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet edhe në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët.

Ambasadorja Kim në një reagim pas takimit thotë se roli i presidentit ë përputhje me kushtetutën është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtarë të Shqipërisë.

“Faleminderit z. President për diskutimin e sotëm për çështjet kyçe të marrëdhënieve me dypalëshe me SHBA. Roli institucional i Presidencës në përputhje me kushtetutën është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtarë të Shqipërisë”, shprehet Kim.

Related Posts

Leave a comment