Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Reforma në Drejtësi po jep rezultat!” Ambasadorja Yuri Kim -magjistratëve të rinj: Ju sfidoj të jeni të guximshëm

-640-0-1664785938xb26687d7-191f-4016-b357-98f3dd8ac38c-1-750x375-353

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se reforma në drejtësi po jep rezultatet e saj, duke shtuar se po përballet me sfida të ndryshme.

Ambasadorja Kim i bëri thirrje magjistratëve të rinj të mos dorëzohen dhe të bëhen shpresë për Shqipërinë

“Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve. Ndërsa Shqipëria ndërmerr Reformat në sektorin e drejtësisë, këto duhet të ketë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Puna e shkollës së Magjistraturës kërkon shumë përpjekje. Ju uroj ju të diplomuar , ndërsa zgjohem në mëngjes përpiqem ti kujtoj vetes përse jam në këtë punë dhe shpresoj që edhe ju të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë dhe ti thoni vetes.

Unë do të jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë dhe do të jem pjesë e një Shqipërie më të mirë se tani. Kurrë mos u dorëzoni, SHBA do të mbështesë Shqipërinë”, tha ajo.

Related Posts

Leave a comment