Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dash Shehi kundër Berishës për “primaret”

-640-0-shehi-960x540

Dashamir Shehu tregoi në Euronews Albania se takimi me Berishën dhe aleatët është kryer ditën e hënë në një zyrë të Kuvendit.

Në shumicën e propozimeve ata bien dakord, por ka disa pika, thotë Shehu, të cilat duhen sqaruar.

Në këndvështrimin e tij primaret s’janë zgjidhje, por kandidati duhet të zgjidhet me sondazh.

“Primaret le t’i bëjë PD-ja për njerëzit e vet. Ne nuk bëjmë të gjithë primare, apo të bëjmë të githë primare bashkarisht dhe të bëhet një lëmsh i madh,” – u shpreh Shehi, që sipas tij ideja e sondazhit i relativizon partitë dhe ja delegon qytetarëve këtë punë.

Kreu i LZHK-së tha se Berisha e ka pranuar këtë propozim, por fillimisht PD duhet të zgjidhë hallet e veta.

Related Posts

Leave a comment