Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vdekja e Lear Kurtit, Rama: Policia u soll në mënyrën më korrekte, këta duan të nxjerrin njerëzit në rrugë si me Rashën

-640-0-1666346861xrama-419

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për rastin e të riut Lear Kurti, i cili ndërroi jetë pasi u shoqërua në komisariat.

Nga Shirgjani i Elbasanit, ku zhvilloi një takim me fermerë dhe blegtorë të zonës, kreu i qeverisë u shpreh se policia është sjellë në mënyrën më korrekte dhe ka pezulluar tre efektivët e patrullës, ndërkohë që bëhen hetimet.

“Kanë që dje që akuzojnë policinë se ka vrarë një djalë të ri. Ndërkohë që në mënyrën më korrekte, serioze, dinjitoze, ka pezulluar personat që të mos jenë të përfshirë në asnjë lloj procesi…

Është mjekësia ligjore që bën punën e vet. Nuk ka asnjë arsye që të ketë pasur arsye nga jashtë, të ketë qenë gjë e bërë me të keq.

Të gjithë presim autopsinë, raportin mjeko-ligjor e me radhë. Cfarë qeniesh janë këta që u dalin njerëzve si gogolë në ekrane…

E vrau policia sepse duan ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte, të të ndjerit Klodian Rasha dhe duan të nxjerrin njerëzit rrugëve,” tha kryeministri Rama nga Elbasani.

Related Posts

Leave a comment