Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kryeministri Rama: Ata që e lënë tokën djerrë do kenë super taksim

-640-0-1667302074xrama-624

Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, do të ketë ‘ndëshkim’ për të gjithë fermerët që lenë tokën djerrë.

Nga një takim me fermerët në Dvoran të Korçës, kryeministri Edi Rama tha se ata që do ta lënë tokën djerrë do të kenë super taksim, çka do të thotë do t’iu vendoset një taksë shumë  e lartë nëse nuk e punojnë tokën vetë, ose t’a japin me qira.

Rama tha se kjo nismë synon që të shfrytëzohet çdo centimetër tokë që lihet e papunuar.

“Super taksim të tokës djerrë, jepe ta punojnë ose punoje vetë. Për titujt e pronësisë në zona të caktuar, në mënyrë që të shfrytëzojmë çdo metër tokë, si qenka kjo që bujqësia paska marr të tatëpjetën kur punohet dyfishi i tokës bujqësore.

Për dy arsye, se kemi çuar ujin në parcelë, se fermeri s’mund të sjell ujin nga mali në fermerë dhe e dyta sepse nuk kishte pika grumbullimi”, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment