Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

10 pedagogë nisin sot grevën e urisë, asnjë reagim nga qeveria

auto_640-0-1664870272xpedagoget-915-640x4401667382591

10 pedagogë pritet të hyjnë në grevë urie sot në orën 16:00, nëse qeveria nuk merr asnjë vendim për kërkesat e tyre për rritje të rrogave, rivlerësim të orëve mësimore, duke përfshirë dhe ato suplementare dhe rritje të financimit për vjetërsinë në punë

Sipas sindikatës së pedagogëve, greva do zhvillohet në ambiente të brendshme të një universiteti, ku do të jenë të pranishëm anëtare të stafeve akademike nga fakultete të ndryshme.

Për kërkimin shkencor, Ministria e Arsimit iu përgjigj dje me një fond rreth 40% më të lartë se ai i vitit 2022.

Ndërkohë, për rritjen e pagës me 15% pedagogët nuk bien dakord, pasi per ta 7% që mbulohet nga qeveria është shumë pak dhe 8% që duhet të mbulohet nga vetë univeristetet vlen deri në fund të këtij viti.

Paralajmërimi për grevë urie vjen pas protestave dhe bojkotit të përditshëm në më shumë se 2 javë.

Related Posts

Leave a comment