Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

QEVERIA E ZHYTUR NË AFERËN E INCERENATORËVE

incerenatori i fierit

Për çështjen e pagesave të Inceneratorit të Fierit, pagesa e fundit është kryer diku në dhjketor. Kontrata parashikon detyrimin për të kryer të gjitha pagesat e mundshme. në dijeninë time, Në Fier, aktualisht, Shoqëria me të cilën kemi kontratën nuk është e sekuestruar…

Jorida Tabaku *: Pagesat për inceneratorin e Fierit vazhdojnë. Inceneratori i Fierit është kapur me shkelje të rënda tashmë, nga pikëpamja procedurale dhe nga pikëpamja e zbatimit. Unë kam konsultuar gjithë legjislacionin, kam parë raste të ngjashme, kam dëgjuar edhe përgjigjen e Ministres përgjegjëse për Ministrinë tuaj që “qeveria shqiptare ka frikë se shkon në Arbitrazh në qoftë se kjo ndodh”. Kemi konsultuar tre raste të tjera të ngjashme. Asnjë kompani, ku në thelb procedura është koruptive dhe është gjykuar korruptive, nga një organ siç është rasti i SPAK-ut, nuk ka të drejtë ta çojë në Arbitrazh.
Elementi i dytë është. Në momentin e hartimit të kontratës, institucioni i Avokatit të Shtetit i ka dërguar të gjithë palëve, përfshirë edhe institucionit tuaj sugjerime në lidhje me shkelje të rënda të kontratës. Ndërkohë që kontrata është miratuar pa asnjë ndryshim. Avokati i Shtetit dhe unë e kam këtu, shkresën që sugjeron se “kontrata është diskriminuese në favor të koncensionarit, në dëm të shtetit”. Dhe e dyta, duhet t’i jepet për gjykim një Gjykate këtu dhe jo në rastin e Arbitrazhit. Këto nuk janë marrë parasysh në hartimin e kontratës e cila në fund të ditës është miratuar nga autoriteti kontraktues, të atëhershëm. Jo i juaji, por ka patur përfaqësues të institucionit tuaj. Shqetësimi është, në momentin që është vërtetuar që ka patur pastrim parash nga inceneratori i Fierit. Nuk është vepër penale të vazhdoni dhe të bëni pagesa për një vepër penale?

Viola Haxhiademi * :  Në lidhje me komentet e avokaturës së Shtetit, të them të drejtën nuk jam në dijeni të kaq detajeve. Patjetjetër që mund të jenë ngritur komente nga institucione të ndryshme për t’u reflektuar në kontratë. Në momentin që unë kam filluar, kontratat I kam gjetur të lidhura dhe në zbatim e sipër kështu që nuk di të bëj komente në lidhje me këtë çështje.

Jorida Tabaku: Për çështjen e pagesave të Inceneratorit të Fierit?

Viola Haxhiademi: Për çështjen e pagesave të Inceneratorit të Fierit, pagesa e fundit është kryer diku në dhjketor. Kontrata parashikon detyrimin për të kryer të gjitha pagesat e mundshme. në dijeninë time, Në Fier, aktualisht, Shoqëria me të cilën kemi kontratën nuk është e sekuestruar…

Jorida Tabaku: Nuk është e sekuestruar por është në hetim. Ka një akuzë për pastrim parash.

Viola Haxhiademi: Është nën hetim dhe në dijeninë time, nëse nuk gaboj është sekuestruar një prej akionerëve që ka qenë më parë i shoqërisë dhe që ka mazhorancën në aksione… Shteti në dijeninë time ka kontroll në aksione dhe në të gjitha pagesat tashmë që bëhen për këtë kontratë. Jemi në kushte shumë më të favorshme se sa në kushtet e mëparshme

*  Kryetare e Komisionit Partlamentar për Hetimin e aferës sëincerenatorëve.

* Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

SHËNIM: Dialogu i mësipërm është pjesë e dëshmisë që Sekretarja Haxhiademi dha para Komisionit Parlamentar.

 

Related Posts

Leave a comment