Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një regjistër për të korruptuarit, qeveria ngre bazë të dhënash elektronike

Ministria_e_Drejtësisë

Qeveria do të ngrejë një regjistër elektronik me të gjitha denoncimet anti-korrupsion. Regjistri do të ngrihet dhe menaxhohet nga njësia anti-korrupsion e Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas vendimit të Qeverisë, palë të interesuara për të dhënat që do të ruhen në këtë regjistër janë Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Në regjistër do të ruhen të dhënat për rastet e denoncuara, përfshirë këtu emrin e denoncuesit, apo NIPT-in në rastet kur është biznes, gjurmimi i denoncimeve, të dhëna statistikore mbi ecurinë e denoncimeve unifikimi i tyre.

Kjo bazë të dhënash do të ndërveprojë me regjistrin kombëtar të gjendjes civile, portalin unik e-Albania, platformën “Për Shqipërinë që duam” dhe me sisteme të tjera qeveritare.

Qasje në këtë regjistër ka njësi anti-korrupsion dhe rrjeti i koordinatorëve kundër korrupsionit, të cilët mund të ndërhyjnë për të përditësuar informacionin, por për çdo ndërhyrje në regjistër duhet të lihen gjurmë, përfshirë këtu identitetin dhe të dhënat e punonjësit që ndërhyn.

Ky parashikim është përfshirë në vendimin e Qeverisë me objektiv ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të denoncuesve, që mund të jenë pre e presioneve dhe shantazheve të zyrtarëve, apo institucioneve që denoncojnë.

Related Posts

Leave a comment