Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Tërmet 7-ballësh” dhe rekord, Spanja e frikshme me 7 gola në Doha, “torturon” Kosta Rikën e kap kreun e grupit

spanja-750x375

Spanja tregohet e pamëshirshme në ndeshjen e parë të Botërorit, teksa fitoi me goleadë 7-0 ndaj Kosta Rikës.Në Doha, siparin e golave e hapi Dani Olmo, që pas një lëvizje të bukur dërgoi sferën në rrjetë.Dyfishimi i shifrave erdhi nga Asensio, pas një asisti të Albas. Spanjollët fitojnë penallti dhe e shndërrojnë në gol me Torres.

“Furia e kuqe” do vazhdonte me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë, ku do gjente golin sërish me Torres, sakaq në fund 18-vjeçari Gavi shënoi golin e parë në një botëror. Makthi nuk ishte mbyllur ende për djemtë e Suarez, pasi e pësojnë po në fund edhe nga Soler e Morata.

Kaq për këtë sfidë që nuk pati histori, me Spanjën që kryeson grupin E me 3 pikë po aq sa Japonia.

Related Posts

Leave a comment