Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama: Në prill mblidhet kësti i taksës së jashtëzakonshme mbi prodhuesit e energjisë, do mbështesë pensionistët

-640-0-1670149934xrama-441

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije se kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë do të mblidhet në muajin prill.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur pensionistët.

“Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë”, shkroi Rama, i cili ndodhet në mbledhje me ministrat.

Related Posts

Leave a comment