Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tre skenarët që mund të sjellin fundin e mënjëhershëm të luftës në Ukrainë

-640-0-1654504770xputinzelenksypng-464

Teksa lufta në Ukrainë hyn në muajin e saj të 11-të, ende nuk duket të ketë një fund të afërt në horizont.

Muajin e kaluar, Vladimir Putin pranoi se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të bëhet një “proces afatgjatë”, duke shtypur shpresat për një mbyllje të konfliktit në të ardhmen e afërt.

Por, si mund të përfundonte lufta?

Armëpushimi

Ndërsa luftimet vazhdojnë, një negocim mund të zhvillohet dhe mund të vijë një armëpushim i përkohshëm.

Seth Jones, drejtori i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, i tha Business Insider: “Kjo ndoshta nuk do të sillte një fund të luftës, por kjo do të sillte një rënie të gjendjes aktive të luftës duke e çuar drejt një konflikti të ngrirë, që mund të nxehet apo ftohet në varësi të faktorëve.

Marrëveshja e paqes

Një marrëveshje paqeje mund të arrihet midis Ukrainës dhe Rusisë, por kjo do të thotë që të dyja palët duhet të bien dakord se cili është territori i tyre.

Në dhjetor, Vladimir Putin, dha sinjalet e para se Rusia është e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, për t’i dhënë fund luftës.

Ai pranoi gjithashtu për herë të parë se kishte pasur probleme në mobilizimin e qindra mijëra rekrutëve për të luftuar në konflikt.

Nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë vazhdimisht se Rusia duhet të largohet nga të gjitha territoret e pushtuara përpara se të fillojnë bisedimet e paqes.

Një tërheqje ruse?

Në muajt e fundit, Ukraina ka ndërmarrë një kundërofensivë efektive dhe ka shtyrë forcat ruse nga territoret e pushtuara.

Megjithatë, ekspertët besojnë se forcat ruse nuk do të heqin dorë lehtësisht nga territori.

Mark Cancian, një kolonel i pensionuar i marinës amerikane dhe këshilltar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, i tha Business Insider: “Në Rusi, gjëra të këqija u ndodhin sunduesve që humbin luftërat”.

Duke nënkuptuar në këtë mënyrë që gjasat për një tërheqje të mundshme ruse nga ana e Putinit janë pothuajse inekzistente.

Related Posts

Leave a comment