Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Misioni karagjoz në shoqëri që çertifikohet

-1200-630-f498a4441bbda31b800bd963f8ff0a67

Balil Gjini

 

Big-brother është bërë një ortek i frikshëm që merr me vete gjithçka gjen përpara. Mbrëmë moderatorja Arbana Osmani tha se në Shqipëri s’kanë më rëndësi as këngëtarët, as artistët, askush tjetër, përveç lojtarëve të Big-brother. Dhe merreni me mend çudinë: kësaj moderatoreje, jo kush tjetër, por vetë Universiteti europian i Tiranës (ai që lypsej të promovonte majën e gjësë në fushën e artit), para nja dy-tri muajsh, i dha një certifikatë mirënjohje për shpërndarje të vlerave kulturore (!!!…) Dua të them se, në këndvështrimin tim, Arbana e bën mirë punën e saj, ama kjo punë, për ta thënë troç, është të trazojë m… me majën e shkopit.

Robert Aliaj, ai që s’le kamare televizive pa kryer kokën për të folur për vlerat europiane, para një jave, në një emision me Ylli Rakipin, ka folur të gjitha të zezat për big brothërin, por, me ç’duket, i është dashur të blejë një ton gëlqere për t’i futur lëveret e këtyre fjalëve, ndryshe s’ka si shpjegohet që mbrëmë ato fjalë i dilnin nga lavatriçja e gojës së tij aq të bardha, të bardha… Ç’po ngjet kështu? Për big-brothërin flet shefi i opozitës, flet lartmadhënia e tij, Kryeministri…

Po synohet me çdo çmim të zbritet në fund të humnerës, në tabanin kulturor zero, aty ku mund të thuash pa teklif që Kosova kufizohet me Greqinë dhe të jesh nxënës i ekselencës. Kllogjeri, Luisi, Olta, si mund të mëtojnë të arrijnë lavdinë artistike, jo në skenë, po në një kampim zboristësh, aty ku gatuhet në kazanë kolektivë një supë për fakirfukarenj? Mos vallë në këtë vend është harruar se lavdia e vërtetë s’ka nevojë për bori e trumpeta? Dhe pastaj pretendimet e djalit të Yllka Mujos për dinjitet artistik, për modele kulturore përmes kotësisë së këtij emisioni? Çfarë farse, ëëë? A nuk e dinë vallë se edhe nëse hyn në dyert e këtij emisioni si aktor, pas disa muajsh do të dalësh prej andej veçse karagjoz?

Related Posts

Leave a comment