Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Goditën me grushte një mjeke për neglizhencë në punë, arrestohen dy persona në Tiranë

-640-0-92f0db45b3a2008ab5ecd9f6375e9344

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të cilët dyshohet se kanë dhunuar një mjeke për shkak të detyrës.

Bëhet e ditur se dy të arrestuarit dhe tre persona të tjerë të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, kanë goditur mjeken dhe kanë dëmtuar ambientet e spitalit ku ajo punonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të së mërkurës, në ambientet e një spitali shtetëror. Ata kanë goditur me grushte mjeken me pretendimin për neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre, që mjekohej në këtë spital, si dhe kanë dëmtuar dyert dhe dritaret e këtij institucioni.

Të arrestuarit janë I. S., 41 vjeç dhe B. B., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë. Kurse, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për, K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç.

Related Posts

Leave a comment