Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dita e Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë, mysafirë në Përmetin e traditës dhe kulturës

20230210_215610280293811866881482028203-768x1024

Nga MARIN NIKOLLA
Unioni i gazetarëve të Shqipërisë organizoi në Përmet Ditën e miqësisë së gazetarëve Shqiptarë, edicioni i XI. “Media dhe braktisja e vendit” ishte tema që u diskutua nga gazetarët pjesëmarrës në një tryezë të rrumbullakët, ku Përmeti ishte si kampion analize për këtë fenomen. Ky qytet rrëzë maleve, i vogël, por me tradita, kulturë, atdhedashuri sa malet. Znj. Alma Hoxha, prezantoi situatën në lidhje me temën e më gjerë, jo vetëm si kryetare e Bashkisë, por edhe si një përmetare, e qeshur, e çiltër, krenare për punën e bërë dhe për gjithë përmetarët. Historinë e tregonte muzeu i ngritur me aq pasion e dashuri. Vëllezërit Frashëri, trinomi i dijes dhe kulturës përmetare qëndronte në krye i heshtur dhe madhështorë.
Mëngjesi mori trajtën e poezisë nga biseda me poeten Anila Mihali.
U larguam nga ky qytet paqësor, me zero raste të veprave penale, duke projektuar rikthimin.
Përmeti, qytetit i trendafilave në prehër të maleve, garanton siguri, bukuri, kulturë e argëtim, mikpritje, efekte kurative e plot energji pozitive nga njerëzit e veçantë. Mos ngurroni të shkoni në Përmet!

Related Posts

Leave a comment