Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një fundjavë ndryshe me gazetarët shqiptarë

FB_IMG_1676883103574-750x375

Nga Ilmira Lika

Një fundjavë ndryshe me gazetarë shqiptarë

Përmet-Leskovik-Ersek(Kolonjë)

Duke ju falenderuar Unionit të Gazetarëve Shqiptarë të drejtuar nga z. Aleksander Çipa, me datat 10,11 dhe 12 shkurt, në Ditën e miqësisë së gazetarëve shqiptarë, isha e ftuar që së bashku me gazetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, të kalojmë një fundjavë të bukur miqësie. Filluan njohjet e reja, disa nuk i njohja fare, disa kishte kohë që nuk i kam parë dhe nuk me kujtoheshin, por gjithsesi ishte një kënaqësi… miqësi të reja dhe të vjetra, biseda, shkëmbime eksperiencash, rrefime të ndryshme, të shoqëruara me pamje fantastike të natyrës së bukur shqiptare, sidomos pamjet mahnitëse të lumit Vjosa…
Fillimisht u vendosëm në Përmet ku qendruam një natë. Një mikpritje e veçantë e një vendi të vogël, të cilin vendasit e duan dhe e ruajnë. Njerëz të dashur dhe punëtorë, rrugët tejet të pastërta dhe natyra mahnitëse,kështu do ta karakterizoja Permetin me pak fjalë.
Pasoi tryeza e rrumbullakët “Media dhe braktisja e vendit-në fokus të rinjtë”, ku fillimisht të pranishmit i përshëndeti kryetari i UGSH-së Aleksandër Çipa dhe më pas vazhduan me diskutime edhe pjesëmarrësit tjerë duke dhënë mendimet e veta mbi situatën e lëshimit të vendit nga të rinjët. Ajo që la shumë përshtypje ishte përshkrimi i situatës për Komunën e Përmetit, ku kryetarja e Komunës Alma Hoxha tha se kjo komunë ka punësuar mbi 60 të rinj profesionist, ku disa nga ata janë kthyer nga mërgimi për ti shërbyer vendit. Kjo komunë gjatë vitit të kaluar kishte arritur nga këta të rinj të sigurojë 12 projekte me fonde evropiane, të cilët i japin shumë mundësi zhvillimit të vendit.
Gazetarët poashtu patën mundësi të vizitojnë edhe muzeun e qytetit, ku pavionet ishin tejet të rregulluara dhe të sistemuara mirë, kurse pjesa e veçantë ishin skulpturat e shkrimtarëve të mirënjohur shqiptarë me origjinë nga Përmeti-vëllezërit Sami, Naim dhe Avdyl Frashëri.
Mbrëmja përfundoi me darkën e përgatitur me lloje të shumta të ushqimeve tradicionale, produkteve të shumta vendore të cilat nuk mund të përshkruhen mjaftueshëm pa u provuar, sepse ishin tejet të shijshme.
Dita e dytë vazhdoi me surpriza të tjera: Vizituam Llixhat e Banjës, një bukuri e radhë natyrore kuruese, banjë në ambientin e hapur me ujra temale. Natyrë e mrrekullueshme e cila ka shumë vizitor, sidomos të huaj.
Më pas vizituam inkubatorin “Mali i bardhë”, ku patëm mundësi të njoftohemi se si organizatat e bashkuara rreth shoqatës Pro Përmet po bëjnë zhvillimin e produkteve vendore të llojllojshme sic janë frutat e thara, raki dhe verë, gliko dhe reçele nga fruta të ndryshme të vendit, të cilat patëm mundësi ti shijojmë dhe ti blejmë gjatë qëndrimit në Permet.

Vizita e radhës ishte në Leskovikun e zbardhuar nga bora . Aty përveç drekës së shkëlqyeshme tradicionale, kishim edhe një pritje tejet miqësore nga pronari i Fermes Shelegur, e cila kishte pamje magjepse të natyrës se mbuluar me borë.
Data 11 shkurt përfundoi me darkën solemne në Ersek, me një mikëpritje të veçantë dhe ushqime shumë të shijshme tradicionale, ku nuk mungoi as argetimi deri në orëte vona të mbrëmjes.

Rrugëtimi ynë i përbashkët vazhdoi edhe gjatë ditës së tretë. Fillimisht vizituam fshatin e gurtë Rehovë i cili sic thotë vetë fjala, është nga guri, me porta të veçanta të punuara shumë vitë më parë, kurse të gjitha rrugicat e fshatit të conin te kisha, e cila gjendej mu në mes të fshatit.
Vizita në Ersek përfundoi te Muzeumi. Aty patëm mundësi të hyjmë në pavione, të cilat ruheshin dhe trajtoheshin me shumë përkushtim.
Në mes të gëzimit dhe dashamirësisë së krijuar ndër miqësitë e reja, vizita treditore përfundoi me një kafe te Liqeni I Pogradecit.
Unioni I Gazetarëve Shqiptarë përfundoi edhe një mision të radhës, bashkimin e gazetarëve shqiptarë, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga viset tjera shqiptare, pikërisht në 11 vjetorin e Ditës së miqësisë së gazetarëve shqiptarë.
Gëzuar dhe faliminderit. Festofshim edhe shumë vite të tjera të gjithë së bashku, në mbrojtje të fjalës së lirë, profesionit dhe kombit!
Faliminderit UGSH dhe ALeksander Cipa, qe po e mbani lidhjen mbareshqiptare te gazetareve!
Faliminderit Organizatorit gjeneral Xhim Vila, kryetar i Shoqatës Ress Egnatia, per organizimin dhe perkujdesjen gjate tri diteve te shkelqyeshme…
-Miqesia vazhdon…

Related Posts

Leave a comment