Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Reali kërkon një zëvendësues për Benzema, dy emra janë më të përfolurit

-640-0-f0c2e8e9f385307ed5ca61beb8af42f6

Real Madrid vijon punën për përforcimin e skuadrës dhe tashmë në skenë janë shfaqur dy emrat kryesorë për sulmin. Kampionët e Botës për klube pritet të jenë përsëri aktiv në merkato gjatë verës dhe tani po kërkojnë për pasuesin ideal të Karim Benzema. Dusan Vlahovic dhe Richarlison janë dy profilet kryesore dhe që kryesojnë listën e dëshirave të presidentin Perez dhe jo vetëm.

Sulmuesi i Juventus është një dëshirë edhe e trajnerit italian Ancelotti, i cili ka simpati për serbin dhe për të mbërritur te shërbimet e 23-vjeçarit asgjë nuk duket e pamundur. Richarlison gjithashtu është një profil i cili tërheq shumë vëmendje, por situata e brazilianit është disi më e ndërlikuar.

Në Londër, drejtuesit e Tottenham po presin të ardhmen e Kane, me këtë të fundit që gjithmonë ka qëndruar në pjesën e sipërme të thashethemeve për një largim të mundshëm dhe nëse anglezi largohet, atëherë “Spurs” vështirë se mund të privohen nga shërbimet e Richarlison.

Related Posts

Leave a comment