Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Statistikat: Benzema është “Inzaghi” i Ancelotti-t

-640-0-1681478868xed4a8f32ff954cd7b103ddafe442fa43-633

Goli përballë Chelsea-t ishite i 30-ti për Benzema nën komandën e Anchelott-it, por jo vetëm kaq… statistikat tregojnë se francezi është kthyer në një “xhelat” i vërtetë për klubet angleze, të cilave u ka shënuar pjesën më të madhe të golave.

Krahasimi – Me golin përballë Chelsea-t, francezi kap kuotën e 30 rrjetave të shënuar në Ligën e Kampioneve nën këshillat e Carlo Ancelotti-t.

Statistikat të tilla vetëm Pippo Inzaghi kishte nën drejtimin e trajnerit në fjalë. Gjatë kohës kur e stërviti në Torino dhe Milano, Inzaghi arriti që të shënonte plot 33 gola në 55 ndeshje në Ligën e Kampioneve.

Preja e preferuar – Statistikat tregojnë se skuadrat angleze ekzaltojnë dellin e goleadorit tek futbollisti francez.

Ai u ka shënuar plot 20 gola skuadrave ishullore. Më mirë se ai përballë klubeve angleze në Champions ka bërë vetëm Lionel Messi me plot 27 gola të shënuar.

Related Posts

Leave a comment